Vendosni fjalën kyçe....

Profesori australian: Koronavirusi doli nga laboratori, hipoteza e tregut të kafshëve nuk qëndron


Një autor i respektuar dhe ekspert i Kinës pretendon se provat sugjerojnë se koronavirusi duhet të ketë dalë në një laborator të Wuhan-it dhe jo nga tregjet e produkteve të mishit.

“Argumenti që koronavirusi doli nga tregu i produkteve të detit të Kinës së Jugut thjesht nuk mban më,” tha profesori australian, Clive Hamilton në Sky News të dielën në mbrëmje.

Profesori Hamilton tha se rastet më të hershme të COVID-19 ishin te njerëz që nuk kishin asnjë kontakt me tregun në Wuhan, i cili fillimisht u fajësua për shpërthimin e virusit.

“Kjo është demonstruar nga studime të cilësisë së lartë,” tha ai, citon Daily Mail. “Pra, ideja që ajo filloi në dhjetor diku, zakonisht në fund të dhjetorit, në këtë treg, thjesht nuk qëndron. I vetmi shpjegim tjetër i besueshëm ishte se ai doli nga Instituti i Virologjisë në Wuhan.”


Profesori Hamilton shtoi se kjo hipotezë fillimisht doli nga vetë shkencëtarët kinezë dheqarkulloi në internet përpara se të zhdukej.

Ai tha se përdoruesit e Internetit në të gjithë Kinën madje kishin kërkuar për gruan që mendohet se ishte pacienti zero- e cila punonte në Institutin e Virologjisë Wuhan dhe “duket sikur është zhdukur nga faqja e planetit”.

Shkencëtarët fillimisht besonin se virusi u transmetua nga lakuriqët tek një specie ndërmjetëse të paidentifikuar, para se të infektonte njerëzit në tregun në Wuhan, ku kafshët e egra mbahen në kafaze dhe theren për mish.

Tregu është i vendosur jo larg nga Instituti i Virologjisë në këtë qytet. Laboratori hulumtoi një gamë të koronaviruseve të lakuriqëve duke përfshirë inxhinierinë e tyre, tha profesori Hamilton.

“Potenciali ekziston që ky virus jashtëzakonisht vdekjeprurës të ketë dalë në një farë mënyre.”– shton ai.

Profesori Hamilton, tha që dy shkencëtarë kinezë kishin shkruar një letër shumë të gjatë duke thënë se koronavirusi erdhi nga Instituti i Virologjisë në Wuhan.

Letra e shkurtër u shkrua më 6 shkurt nga shkencëtarët Botao Xiao dhe Lei Xiao, të dy nga universitetet e Wuhan-it, dhe u quajt ‘Origjina e mundshme e koronavirusit 2019-nCoV’.

Letra vuri në dukje lakuriqët që mbartin virusin e dyshuar jetojnë në habitatin 900 km nga tregu i detit, lakuriqët nuk janë ngrënë nga banorët e Wuhan-it, dhe se ‘asnjë lakuriq nuk u tregtua në treg’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *