Qeveria ka bërë disa ndryshime në marrëveshjen e garancisë “për garantimin e huamarrjes së bizneseve, aktiviteti i të cilave është prekur nga situata e krijuar nga COVID-19.
Në ndryshimet e reja qeveria veç garantimit të principalit merr përsipër edhe rimbursimin e interesave.
Një ndryshim tjetër i rëndësishëm në këtë VKM është se nga përfitimi i garancisë shtetërore përjashtohet ato biznese që kanë kredi të këqija.
Një sërë ndryshimesh janë bërë edhe në mënyrat e pagesës së principalit edhe pagesave të huave në kushtet që duhet të plotësojnë bizneset lidhur me sa më sipër.