Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale propozimin e Kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
Salianji shkruan se në momentin kur ekonomia është në kolaps dhe mijëra familje po diskutojnë mbijetesën, kryeministri propozon legalizimin e hashashit.
Sipas tij, nga kjo nismë do përfitojë krimi i organizuar dhe 5 oligarkë që do jenë grosistët e drogës.
“Ekonomia në kolaps, mijëra familje diskutojnë çdo ditë mbijetesën, mbajtjen e frymës gjallë, mijëra biznese te vogla nuk marrin dot borxh dhe as kreditohen për të paguar shpenzimet, biznesi i madh po paguan për qeverinë, për punëtorët dhe për oligarkët.
Fermerët po mbyten bashkë me produktet që skanë ku i çojnë. Rama propozon të legalizojë Hashashin!
Pasi i fuqizoi grupet kriminale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drogë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër! Kjo politikë nuk është ndihmë për fermerët, asnjë përfitim për qytetarët, vetëm miqtë e qeverisë që pasi ju pastrohen paratë me amnisti ju përgatitet terreni për të siguruar tregun e kanabisit!”-shkruan ish-deputeti.