Përfaqësuesi i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve nuk është në rendin e ditës.
Zyrtari europian dha një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve, APA, duke theksuar se SHBA-të e BE-ja duhet të shkojnë ‘dorë për dorë’ në dialogun mes palëve.
“Ne kemi parë një reagim shumë të fortë negativ për zëvendësimin e territoreve – në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit, si dhe në vendet e BE. Kjo më çon në përfundimin se nuk është në rendin e ditës, as nuk duhet të jetë në rendin e ditës”, tha Lajçak.
Reagimet ndaj idesë së shkëmbimit të territoreve, sipas tij, treguan “shumë qartë” se do të sillte “krejt të kundërtën”.
Ai shtoi më tej se qëllimi i BE-së është arritja e një marrëveshjeje mes dy palëve që të jetë e pranuar ligjërisht e të sqatojë çështjet e hapura në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
“Qëllimi është që të kemi një marrëveshje juridikisht detyruese midis dy palëve që sqaron të gjitha çështjet e hapura, se është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe nga të gjitha palët – politika dhe njerëzit në të dy vendet, rajoni, por edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së të pranohet dhe të njihet. Nuk ka asnjë arsye për të vonuar procesin, por në fund të fundit, cilësia është më e rëndësishme sesa një marrëveshje e shpejtë.” – shtoi Lajçak.