Vendosni fjalën kyçe....

Singapori përdor qenin-robot, për të ndihmuar në ruajtjen e distancës sociale


Singapori e ka çuar në një nivel tjetër monitorimin dhe zbatimin e distancës sociale, duke zgjedhur të vendosë në aksion një qen robot, të mbështetur nga një flotë dronesh.

Duke filluar nga e premtja e datës 8 maj, qeni robot i quajtur “Spot”, ka nisur të monitorojë Parkun Bishan-Ang Mo Kio në qytetin-shtet, për t’u siguruar që qytetarët të mbajnë distancën.

Ky është testimi i parë i kësaj iniciative të re për të ndihmuar në menaxhimin dhe zbatimin e distancës sociale në parqe, kopshte dhe rezervat e natyrës së Singaporit, të gjitha këto të menaxhuara nga Bordi i Parqeve Kombëtare.

Siç shkruan RT, roboti jep një mesazh të regjistruar paraprakisht duke kujtuar vizitorët të mbajnë një distancë të sigurt nga njëri-tjetri dhe është i pajisur me kamera dhe softuer analitik me video, për të llogaritur dhe vlerësuar numrat e vizitorëve në një park të caktuar dhe për të monitoruar dendësinë e tyre.

Kamerat e Spotit raportohet se nuk do të jenë të lidhura me softuerin e njohjes së fytyrës dhe nuk do të mbledhin ose ruajnë asnjë të dhënë personale. Për momentin, të paktën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *