Tregtarët ambulantë të Lezhës, kanë protestuar paraditen e sotme para ambjenteve të bashkisë. Sipas vendimit të qeverisë tregu në Lezhë duhet të hapej, por kjo nuk ka ndodhur dhe ata nuk janë lejuar të rinisin aktivitetin e tyre.
Për këtë arsye ata kanë dalë sot të protestojnë, duke kërkuar rikthimin në punë.
Tregu mësohet se nuk është hapur, pasi nuk përmbush kushtet e sigurisë për mbrojtjen nga COVID-19. E siç duket tregtarët do duhet të presin ende për të rifilluar punën.