Vendosni fjalën kyçe....

Ushtarët kinezë e indianë kapen me grushta e i hedhin gurë njëri-tjetrit


Një përleshje e dhunshme ka ndodhur midis ushtarëve indiane dhe kinezë në një kalim strategjik malor në Himalaje.

Sipas Press Trust of India, 150 ushtarë u përfshinë në përplasjen që ndodhi pranë kryqëzimit të Nathu La-së, i cili lidh shtetin Sikkim të Indisë me Tibetin.

Ushtarët nga të dy palët gjuajtën me grushta dhe hodhën gurë në drejtim të njëri-tjetrit, me disa prej tyre që mbetën të plagosur.

Zëdhënësi i Komandës Lindore të Ushtrisë Indiane Mandeep Hooda i tha AFP-së: ‘Sjellja agresive nga të dy palët rezultoi në lëndime të vogla të trupave’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *