Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: “Maskarallëku” politik me orën 17:30, nuk ka ndikim te ulja e pandemisë


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili e ka quajtur “maskarallëk politik” mbylljen në shtëpi të qytetarëve në orën 17:30.

Sipas tij kjo nuk ka asnjë vlerë shëndetësore dhe nuk ka ndikim mbi pandeminë.

Vasili thotë me ironi se mos virusi “tërbohet” dhe del pas orës policore.

Më tej, ish-deputeti thekson se me vendosjen e kësaj ore ka zero argumente shkencore.

Postimi i plotë:

Mbyllja në orën 17.30 një maskarallëk  politik, që ka zero ndikim mbi pandeminë!

Tirana futet në shtetrrethim në orën 17.30.

Mos vallë Koronavirusi “tërbohet” e del rrugëve vetëm pas orës 17.30?

Mos vallë Tirana që gumëzhin nga njerëzit gjatë paradites dhe ngujohet në shtetrrethim në 17.30 e beson kush se mbrohet kësisoj nga korona?

Mos vallë ekziston ndonjë shpjegim shkencor, që shpjegon këtë gjoja karantinë të shqyer me orë të tëra e që më pas mbyllet dhe fle në muzg?

Mos vallë ka ndonjë teori shkencore që shpjegon dot një idiotësi të tillë të ligë?

Kjo mbyllje ka zero efekt dhe vlerë shëndetësore.

Kjo mbyllje ka zero argumente shkencore.

Kjo mbyllje ka ZERO efekt në kontrollin e pandemisë.

Cilido pseudoprofesionist, që mund ta ketë mbështetur këtë turp ka shkelur mbi veten.

Ky është një maskarallëk politik, që s’ka asnjë lidhje me mbrojtjen nga pandemia.

Si i tillë refuzimi i tij është i ligjshëm, sepse është një shtetrrethim politik pa argumente shkencore, pa fakte dhe pa statistike.

Ky është dhunim lirie i paligjshëm.

Paligjshmëria refuzohet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *