Kryetari i Bashkisë së Tiranës, nuk e shikon si opsion referendumin për çështjen e Teatrit Kombëtar.
I pyetur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV se pse nuk organizon një referendum, për Teatrin , Veliaj tha se nuk ka garanci nga pala që ka dalë kundër prishjes, se mund të marrin pjesë në të, duke i quajtur “çetë kalamajsh”.
“Zgjedhjet lokale janë referendum edhe për teatrin dhe për të gjitha punët e Tiranës. Përgjigja nga ana tjetër ishte ju ‘do ikin me turp’. Kur nuk vjen njëherë, dy herë në këshillin bashkiak, largohesh nga parlamenti, me këtë do bëjë referendum unë me këtë çetë kalamajsh? Çfarë garancie kam unë që me këtë çetë kalamajsh do kemi një referendum. Doni e bëjnë tani, ata nuk erdhën ikën nga parlamenti. Ca garancie a ky komb që të harxhojë 6 milionë euro për të bërë zgjedhje se i tillë është referendumi dhe në fund ata nuk vijnë fare?”-tha Veliaj.