Vendosni fjalën kyçe....

Zoran Zaev kërkon të mbajë zgjedhjet më 14 qershor


Maqedonia e Veriut prej dy muajsh ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së COVID-19, mirëpo Zoran Zaev pavarësisht kësaj mendon se është koha për të mbajtur zgjedhjet parlamentare të cilat ishin përcaktuar për në muajin prill por u anuluan.

 Të shfrytëzohet momenti i zbehjes së koronavirusit dhe të shkohet në zgjedhje kah mesi i qershorit, më saktë më 14 qershor, ky është qëndrimi i përbashkët i koalicionit “mundemi” që u ndërtua gjatë mbledhjes së sotme në selinë e LSDM-së. Ky qëndrim do të prezantohet të martën në takimin e liderëve, shkruan Alsat.

“Erdhëm në përfundim se shtetit i nevojiten zgjedhje menjëherë pasi të krijohen kushte për mbajtjen e tyre. Në rast se vazhdon të ulet infektimi kjo është më e mira nga aspekti shëndetësor dhe ekonomik. Është mirë të mbahen në kushte të tilla sepse nuk rrezikohet shëndeti i qytetarëve, posaçërisht pasi në vjeshtë pritet valë e re. Kjo do t’i jepte mundësi shtetit që më mirë të përgatitet për valën e re, me Kuvend dhe institucione funksionale”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev theksoi se kriza me virusin korona ka lënë pasoja mbi ekonominë dhe për këtë shkak sipas tij është e nevojshme që Kuvendi dhe Qeveria me legjitimitet të plotë të mund të ndërmarrin hapa adekuat për tejkalimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *