Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Udhëheqësit politikë të tregojnë vullnet për të ngritur Gjykatën Kushtetuese


Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në një intervistë për Euro News Albania deklaroi se ka ardhur koha që udhëheqësit politikë të prodhojnë rezultate për të ngritur Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Kim, Reforma në Drejtësi është e ndarë në tre pjesë dhe shumica e institucioneve janë ngritur përveç Gjykatës Kushtetuese dhe Drejtorit të BKH-së.

Reforma në drejtësi ka tri pjesë: duhet kuadri ligjor, ngritja e kapaciteteve institucionale për të, dhe së fundi, çka mund të ndodhë edhe njëkohësisht, duhet të zbatohet ligji dhe institucionet duhet të funksionojnë. Mendoj se njerëzit kanë të drejtë që janë disi të paduruar për këtë. Kemi parë që u bë pjesa e parë. Kemi ligjet e vitit 2016. Kemi pjesën më të madhe të institucioneve të ngritura, përveç Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Kushtetuese, e cila është diçka madhore.  I përmend të gjitha këto për të vënë në pah se pavarësisht sa të paduruar jemi, ka pasur edhe përparim real. E them këtë për të treguar se duhet të vazhdoni të jeni të paduruar.

Duhet të vazhdoni të nxisni dhe, sa më përket mua, është koha që udhëheqësit të prodhojnë rezultatet. Varet nga ata që të tregojnë vullnet politik për të ngritur gjykatën kushtetuese. Varet nga gjykatësit që të fillojnë të tregojnë se gjykatat po funksionojnë. Dhe mendoj se kemi filluar ta shohim këtë. Javën e kaluar, Gjykata e Lartë nxori disa vendime dhe po fillojmë të shohim pakësimin e çështjeve të mbartura dhe vazhdimin e vetingut. Pra, ka lëvizje, por edhe unë jam me popullin shqiptar: është koha për një shtysë të re për të bërë përparim”-tha Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *