Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: PD-ja ka zero varësi ndaj oligarkëve


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në “Tempora” është shprehur se oligarkët ndodhen në zyrën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se, partia që ai përfaqëson ka zero varësi prej tyre.

Oligarkët, natyrisht që ekzistojnë. Ata janë në zyrën e Edi Ramës dhe, bashkë me të zhvasin paratë nga buxheti i shtetit”, tha numri dy i selisë blu, duke i kthyer kështu përgjigje deklaratës së sotme të kryeministrit Rama, sipas të cilit në Shqipëri oligarkët nuk ekzistojnë. Zero varësi.

Varësia krijohet në 2 drejtime. Së pari, që të na mbyllin gojën për të denoncuar aferat ku janë përfshirë. Nuk ka shqiptar të besojë se PD ka mbyllur gojën për ndonjë aferë korruptive. Është opozita, kryesisht PD, ajo që i ka qendruar ballazi çdo aferë korruptive. Drejtimi i dytë është pranimi i financimeve në partinë politike nga këta oligarkë. Si Sekretar i Përgjithshëm po të konfirmoj se, të paktën që nga koha për të cilën unë jam në ketë detyrë, PD pranon zero financime nga këta oligarkë”-tha Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *