Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Për 7 vjet Rama gërryeu ekonominë, kriza nxori lakuriq makutërinë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë fotografitë nga takimet derë më derë me biznese në terren lidhur me situatën ku ndodhen nga efektet e krizës.

Basha shkruan se ekonomia dhe sektorë të tjerë shtetërorë janë shkatërruar për 7 vjet me radhë qeverisjes nën drejtimin e Ramës.

Basha shton se kjo krizë nxori në pah makutërinë dhe mashtrimet së bashku me dështimet e qeverisë Rama.

Për 7 vjet me radhë, Ramavirusi e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. koronavirusi vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë. Kriza nxori lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve”-shkruan kryedemokati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *