Vendosni fjalën kyçe....

Bill Gates: E paralajmërova presidentin Trump për rrezikun e një pandemie që para 4 vitesh


Themeluesi dhe miliarderi i Microsoft, Bill Gates, tha se ai u përpoq të paralajmërojë presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për rreziqet e një shpërthimi të madh viral menjëherë pas garës presidenciale në vitin 2016, por ndihet fajtor pse nuk ishte më këmbëngulës.

“Zgjodha të flas rreth këtij rreziku pandemik kur u takova me njerëz të rëndësishëm në Evropë, në SHBA, në mbarë botën.” – i tha ai Wall Street Journal në një intervistë të botuar të hënën, duke shpjeguar se ai madje ia theksoi çështjen presidentit amerikan gjatë një takimi në dhjetor 2016 në Trump Toëer.

“Ndihem në mënyrë të tmerrshme. I gjithë qëllimi për të folur rreth kësaj ishte se ne mund të vepronim dhe të minimizonim dëmin. Unë do të dëshiroja të kisha bërë më shumë për të tërhequr vëmendjen ndaj rrezikut.” – tha Gates.

Miliarderi Gates thotë se ndërsa shumë liderë botërorë ranë dakord me këshillat e tij në parim, pak prej tyre morën ndonjë veprim për t’u përgatitur, duke e bërë atë të fillonte të kërkonte zgjidhje të mundshme më vete.

“Kurdo që pyesja për viruset e frymëmarrjes, sa të rëndësishme janë shkollat ​​dhe nëse ato do mbyllen, sa shumë mund ta ulni transmetimin e sëmundjes dhe madje a ju ndihmojnë apo jo maskat ​​në të vërtetë?” – pyetje të tilla nuk kishin përgjigje të forta, tha ai.

Përmes fondacionit ‘Bill dhe Melinda Gates’, i themeluar në vitin 2000, sipërmarrësi i teknologjisë dhe gruaja e tij kanë marrë vëmendjen mes një numri krizash të ngutshme shëndetësore në të gjithë botën, duke përfshirë financimin e trajtimeve për viruset Ebola dhe Zika dhe tani duke lehtësuar efektet e Covid19.

Fondacioni ka kushtuar rreth 250 milionë dollarë për të luftuar sëmundjen – që Gates e quan “gjëja më dramatike ndonjëherë në jetën time” – me shpresë se do të gjente përfundimisht një vaksinë.

“Mund të mendoni se është një pjesë e thjeshtë, por askush nuk ka bërë kurrë 7 miliardë vaksina.” – shtoi ai.

Gates dhe roli i tij me fondacionin kanë tërhequr kritika të shumta me shumë prej tyre që akuzojnë miliarderin se kishte shumë ndikim mbi komunitetin global shëndetësor, ndonjëherë madje ndihmon për të vendosur se cilat sëmundje kanë përparësi ndaj të tjerave.

Por manjati i Microsoft këmbëngul duke thënë se “gjithçka që ne bëjmë është të harxhojmë paratë tona dhe të ndajmë mendimet tona”, duke shtuar “në fund të ditës vendimet nuk i marrim ne.”

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *