Vendosni fjalën kyçe....

Del pozitiv me koronavirus zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë


Del pozitiv në testin për koronavirusin një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi për shtyp nga Ministria e Drejtësisë, e cila bën të ditur se rasti i zyrtarit është një rast kontakti.

 “Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për Covid 19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti.

Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid 19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja.

Ministria e Drejtësisë do ndërmarrë të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjenike në ambientet e MD-së”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Kosovë u shënuan 11 raste të reja. Pesë nga Komuna e Vushtrrisë, tre nga Prizreni, dy nga Prishtina dhe një rast nga Ferizaj. Kjo e ka çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Kosovë në 895.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *