Vendosni fjalën kyçe....

“Divorcohen” Ferrari e Vettel, piloti gjerman largohet nga skuderia italiane


Edhe pse dukej se rinovimi i kontratës mes pilotit gjerman Vettel dhe skuderisë italiane Ferrari do ishte ndërmarrje e lehtë, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Klubi italian ka njoftuar se marrëveshja mes palëve nuk është arritur e në fund të sezonit Vettel do jetë pilot i lirë.

Sipas mediave sportive italiane, Ferrari i ka ofruar gjermanit një kontratë më të ulët financiare duke qenë se e sheh Vettelin si pilotin e dytë pas një sezoni fantastik të Leclerc.

Tashmë katër herë kampioni i botës është pilot i lirë dhe mund të bashkohet me skuderitë e tjera që presin pas dere.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *