Vendosni fjalën kyçe....

“E pamundur që virusi të ketë dalë nga këtu” – Drejtuesi i laboratorit kinez të virologjisë


Një virolog kinez përgjegjës për laboratorin e përmendur nga zyrtarë amerikanë si burim i mundshëm i pandemisë Covid-19 thotë se ai është i sigurt që asnjë virus nuk mund të dilte nga institucioni i tij.

“Laboratori ynë jo vetëm që ka një nivel të lartë të infrastrukturës së biosigurisë, por gjithashtu kemi krijuar një seri protokollesh të rrepta të biosigurisë për të siguruar që laboratori të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe me efikasitet.” – tha Yuan Zhiming, kreu i Laboratorit Kombëtar të Biosigurisë (NBL), për një gazetë kineze.

NBL operon disa laboratorë, përfshirë të ashtuquajturin ‘Wuhan P4 Lab’, e cila u përfundua në vitin 2015 në bashkëpunim me Francën dhe është i vetmi vend i njohur publikisht në Kinë me një vlerësim katër biosigurie, më i larti i mundshëm.

Zyrtarë të lartë amerikanë, si Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, kanë pohuar se ka prova të bollshme që shpërthimi Covid-19 në qytetin Wuhan filloi me një rrjedhje të virusit nga Instituti Wuhan i Virologjisë, i cili pret laboratorin P4.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *