Vendosni fjalën kyçe....

Ekipi i PR-it të Bashës mashtron për bashkëshorten e tij


Rreth pesë ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela, kishin 15-vjetorin e martesës.

Atë ditë, të premten e 8 majit, në portale qarkulluan disa foto nga dasma e tyre.

Ekipi i PR-it të kryedemokratit ka shpërndarë një lajm sikur fotot e dasmës i ka shpërndarë në rrjetet sociale bashkëshortja e tij, Aurela. Fotot në fjalë ishin nga ceremonia e dasmës në bashkinë e Tiranës.

Por rezulton se zonja Aurela Basha nuk posedon asnjë profil publik në rrjete sociale. Mjafton të kontrolloni.

Me këtë ekipi i PR-it i Bashës ka konsumuar mashtrim publik, duke ja atribuuar fotot një burimi që nuk ekziston dhe duke e kthyer në autogol publikimin e këtyre fotove.

Ndërsa vetë Lulzim Basha prej vitesh vuan një krizë të besueshmërisë në publik, me sa duket ekipi i tij i PR-it po kujdeset të bëjë pjesë të krizës dhe bashkëshorten e tij. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *