Sipas George Soros, epidemia e koronavirusit mund të sjelllë fundin e Bashkimit Europian.
Gjatë një interviste për “Independent”, Soros shprehu dyshimet e tij për mbijetesën e unionit pasi është një ‘bashkim i paplotë’.
89-vjeçari gjithashtu pohoi se pandemia globale mund t’i jepte fund kapitalizmit ashtu siç e njohim ne.
“Unë jam veçanërisht i shqetësuar për mbijetesën e BE-së sepse është një bashkim jo i plotë” – tha Soros.
Sipas Sorosit, kjo e bën Europën “më të prekshme” sesa SHBA-të, jo vetëm sepse është një bashkim jo i plotë, por edhe sepse bazohet në shtetin e së drejtës.
Ai vazhdoi: “Dhe rrotat e drejtësisë lëvizin shumë ngadalë, ndërsa kërcënimet siç janë virusi Covid-19 lëvizin shumë shpejt. Kjo krijon një problem të veçantë për Bashkimin Europian.”
Soros foli mbi vendimin e Gjermanisë mbi Bankën Qendrore Europiane, duke e cilësuar si një alarm serioz.
Gjykata Kushtetuese gjermane javën e kaluar i dha BQE-së tre muaj për të shpjeguar proporcionalitetin e blerjeve të bonove të saj ose të rrezikojë të humbasë Bundesbank të Gjermanisë, një nga 19 bankat qendrore kombëtare që janë anëtare të BQE-së, si pjesëmarrëse.
Ajo gjithashtu i bëri thirrje parlamentit dhe qeverisë gjermane të sfidojnë BQE-në për këtë çështje.
Soros beson se kjo mund të “shkatërrojë Bashkimin Europian si një institucion i bazuar në shtetin e së drejtës”, sepse “u dorëzua nga gjykata kushtetuese gjermane, e cila është institucioni më i respektuar në Gjermani”.
Kur u mor në pyetjen nëse pandemia e koronavirusit mund të ndryshojë fytyrën e kapitalizmit, miliarderi pranoi se kjo është gati të ndodhë, edhe pse është e pamundur të parashikosh ‘si do të zhvillohet kapitalizmi’.