Irani rihapi të gjitha xhamitë në të gjithë vendin të martën, megjithë rritjen e numrit të rasteve me Covid-19.
Masa u mor për të lejuar që adhuruesit të shkojnë në xhami në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit, tha agjensia e lajmeve Mehr, duke përmendur Shefin e Organizatës Islamike të Zhvillimit, Hojatolam Mohammad Ghomi.
Rihapja e xhamive vjen përkundër rritjes së numrit të infeksioneve me Covid-19 në Iran këtë javë.
Të hënën, autoritetet iraniane konfirmuan 45 vdekje dhe 1.683 raste të reja të virusit në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë tha që adhuruesit që shkojnë në xhami do t’u kërkohet t’u përmbahen protokolleve shëndetësore dhe rregullave të distancës sociale.
Këshillat përfshijnë veshjen e maskave e dorezave, përdorimin e qeseve plastike të disponueshme për këpucët, të hequr dorë nga shërbimi i ushqimit ose pijeve brenda xhamive dhe lejimi i të pranishmëve brenda pasi të lajnë duart.
Autoritetet, megjithatë, nuk kanë marrë ende një vendim për rihapjen e faltoreve në qytetet Qom dhe Mashhad, të cilat tërheqin një numër të madh të adhuruesve gjatë ditëve të fundit të Ramazanit.
Javën e kaluar, qeveria iraniane rihapi xhamitë në 132 zona “me rrezik të ulët”, të cilat dëshmuan një rënie të infeksioneve COVID-19.
Një nga vendet e para që u godit nga pandemia globale, Irani ka konfirmuar 6.685 vdekje dhe 109.2286 infeksione nga virusi deri më tani.