Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama kryemashtrues, legalizimi i kanabisit legalizon grupet kriminale


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, i ka cilësuar si shashka e skandal të radhës propozimin e kryeministrit Rama për legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Ajo e bëri deklaratën pas takimit të partive opzitare në selinë blu, ku u vendos nisja e aksionit politik në vend kundër asaj që është cilësuar si pandemia ekonomike e qeverisë Rama.

Kryemadhi tha ndër të tjera se me këto deklarata Rama kërkon të heqë vëmendjen nga varfëria që ka goditur vendin ndërsa legalizimi i kanabisit është legalizimi i grupeve kriminale, shtoi ajo.

“Si gjithmonë Edi Rama është kryemashtruesi dhe një mashtrues qesharak. Besoj se e mbani mend që vendosi në një pozicion të vështirë dhe ambasadorin e BE-së në selinë e BE-së. Është një moment për të larguar vëmendjen nga varfëria që ka pllakosur shqiptarë. Legalizim i grupeve kriminale, fuqizim i tyre. Legalizimi i kanabisit një nga skandalet e radhës, një nga shashkat e radhës që Rama hedh.” – tha ndër të tjera Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *