Vendosni fjalën kyçe....

“Legalizimin e kanabisit e bëjmë brenda këtij sesioni, po punojmë prej një viti për këtë gjë” – Rama


Kryeministri Rama tha ditën e sotme se lidhur me lejimin e kanabisit për qëllime mjekësore ka më shumë se një vit që po punohet nga qeveria duke theksuar se ligji do miratohet para fundit të këtij sesioni parlamentar.

Ai tha se kjo është një tendencë botërore duke shtuar se për çështjen në fjalë qeveria po këshillohet me ekspertë të vendeve të tjera që kanë pasur përvojë në përpunimin e kanabisit mjekësor.

“Nuk jemi konsultuar me Delegacionin e BE për legalizimin e kanabisit. Konsultimet po i bëjmë me ekspertë të fushës në disa vende, ku ka pasur eksperienca jo të legalizimit të hashashit, por të futjes në jetën ekonomike dhe veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor. E kam thënë më parë, kohë më parë që nuk është kjo koha për të folur për këtë çështje. Është koha për të vendosur nën kontroll kultivimin e paligjshëm. Është vendosur plotësisht nën kontroll. Jemi në vitin e 3-të apo të 4-t të konsolidimit. Kemi më shumë se një vit për këtë projekt. Kemi bërë shumë punë kërkimore, udhëtime pune, analiza. Dhe faktikisht janë pjekur kushtet.  Kjo nuk është ndonjë shpikje, është një trend botëror. Ta kalojmë brenda këtij sesioni të parlamentit.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *