Vendosni fjalën kyçe....

Rastet e reja me Covid, Kina vendos testimin e 11 milionë banorëve të Wuhan-it


Autoritetet kineze planifikojnë të testojnë për Covid-19 të 11 milionë banorët e Wuhanit në pak më shumë se një javë. Pas më shumë se një muaj pa raste të regjistruara rishtazi, sëmundja papritmas u rishfaq në qytet.

Të gjitha qendrat e qytetit u urdhëruan të paraqesin një plan se si do e kryejnë testimin e të gjithë banorëve në zonat e tyre brenda 10 ditëve, njoftojnë media lokale, duke cituar një dokument nga autoritetet. Zyrtarëve u është thënë që të përcaktojnë me përparësi testimin e grupeve të cënueshme dhe vendeve.

Masa u njoftua si përgjigje ndaj gjashtë rasteve të reja që u gjetën në Wuhan të dielën dhe të hënën, pasi nuk ishte regjistruar asnjë infeksion për 35 ditë rresht.

Wuhani ishte epiqendra zyrtare e shpërthimit të Covid-19 dhe në fund të janarit, u bë qyteti i parë që u vendos nën karantinë pasi infeksioni vijoi të përhapet. Kufizime të ngjashme u miratuan në disa qytete të tjera kryesore në Hubei.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *