Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Qeveria ka alokuar vetëm 20% të vlerës së projektit për tenderimet, nuk ka shpenzuar as 1% nga buxheti të ndihmuar qytetarët


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se ka alokuar vetëm 20% të vlerës së projektit për rindërtimet.

Sipas saj Rama dhe kryebashkiakët po tenderojnë pa pasur fonde të disponueshme në buxhet.

Më tej Tabaku thotë se mbështetja reale nga shteti për qytetarët ka qenë vetëm sa 0.8% e PBB-së.

Me një buxhet të shkatërruar nga korrupsioni dhe PPP-të me një arkë të mbushur këto 7 vjet nga taksat e larta, i qartë se konsumi po bie pikiatë dhe se shqiptarët do të kalojnë krizën më të madhe ekonomike pas pandemisë, Rama gjen guximin të flasë për buxhete rindërtimesh.

I bindur se me propagandë do ta mposhtë realitetin edhe kësaj here ai flet për buxhetin e rindërtimit pasi gënjeu shqiptarët për buxhetin anti-COVID. U thotë shqiptarëve se asnjë qindarkë nuk preket në buxhetin e rindërtimit dhe nuk u shpjegon të vërtetën.

Sipas shkresës së qeverisë janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit për rindërtimet në 2020. Pra kryeministri dhe pinoku në krye të Tiranës apo dhe të emëruarit në rrethe po tenderojnë pa fonde të disponueshme në buxhet.

Po u japin firmave të lidhura me to tendera rindërtimesh me shpresën se do të marrin fonde nga vendet e BE. Por për shqiptarët e prekur sa nga tërmeti dhe nga pandemia ekonomike ndihma ishte qesharake. Mbështetja reale në ekonomi qe 0.8% e PBB megjithëse në 7 vjet me radhë shqiptarët kanë paguar taksat më të larta në rajon.

Për 7 vjet me radhë, ramavirusi e ka gërryer ekonominë, shëndetesinë, dhe mirëqënien e shqiptarëve, koronavirusi thjesht po i jep dorën e fundit duke nxjerrë dështimet e keqqeverisjes së Ramës dhe paaftesisë se tij për të menaxhuar situatën”-shkruan Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *