Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në spitalin ku trajtoheshin pacientët me COVID-19 në Rusi, 5 të vdekur


Një zjarr ka rënë në një spital në St Petersburg në Rusi, duke i marrë jetën pesë pacientëve me koronavirus të cilët ishin nën kujdes intensiv.

BBC duke iu referuar mediave lokale ruse, shkruan se shkak i zjarrit ishte një qark i shkurtër në një ventilator.

Zjarri tani është vënë në kontroll dhe 150 njerëz janë evakuuar nga spitali. Nuk është e qartë ende se sa njerëz kanë mbetur të lënduar.

Të gjithë pacientët që vdiqën kishin qenë në ventilatorë.

“Ventilatorët po punojnë në kufijtë e tyre. Indikimet paraprake janë që ai ishte i mbingarkuar dhe shpërtheu në flakë, dhe ky ishte shkaku”– i tha një burim në departamentin e emergjencave të St Petersburgut agjencisë së lajmeve Interfax.
Rusia tani ka numrin e tretë më të lartë të infeksioneve të konfirmuara në të gjithë botën.

Por vendi ka njoftuar një lehtësim të kufizimeve dhe punëtorët e ndërtimit, bujqësisë dhe fabrikës po kthehen në punë në të gjithë Rusinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *