Dy të rinj janë ndaluar në Fier. Ata akuzohen se kanë përdhunuar në banesë një 23-vjeçare dhe më pas e kanë kërcënuar.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë 26-vjeçari me iniciale M.G. dhe 25-vjeçari me iniciale O.A. të cilët akuzohen se kanë përdhunuar një vajzë të re në datën 5 maj dhe më pas e kanë kërcënuar për të përfituar pasuri.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan shtetasit M. G., 26 vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O. A., 25 vjeç, të dy banues në Fier. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë në DVP Fier, nga një 23-vjeçare se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve M. G. dhe O. A., si autorë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.” – thuhet në njoftimin e policisë.