Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit lëshon deklaratë: Sulmi i Bashkisë ndodhi kur Presidenti po bën gati padinë për rrëzimin e VKM-së


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka lëshuar një deklaratë publike pasi Policia Bashkiake shkoi për të marrë në dorëzim godinën.

Nëpërmjet deklaratës, Aleanca thotë se akti ndodhi në një moment kur Presidenti po bën gati kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e VKM-së e cila i kalon Bashkisë në pronësi Teatrin Kombëtar.

Gjithashtu, sipas tyre, Aleanca në bashkëpunim me Europa Nostra kanë gjetur burimin e parave për restaurimin e Teatrit Kombëtar.

Deklarata e plotë:

Sot, më 13 maj 2020, ora 17:00, një grup prej 20 personash, 5 policë bashkiakë dhe 15 civilë, bëri përpjekje për të hyrë në Teatrin Kombëtar. Synimi ishte sjellja e aktit për lirim të pronës së bashkisë Tiranë.

Në teatër ndodheshin tre aktivistë të cilët e zmbrapsën këtë grup, ndërkohë me dhjetëra qytetarë vrapuan drejt Teatrit për të siguruar një mbrojtje më të mirë.

Ky sulm ndodh në një kohë kur Presidenti i Republikës po bën gati kërkesën për Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar VKM-në Nr.377 që i kalon pronësinë e Teatrit Kombëtar Bashkisë Tiranë.

Ky sulm ndodh me ngut në një kohë kur qytetarët e bashkuar dhe në bashkëpunim me Europa Nostra kanë gjetur burimin e fondeve për restaurimin e teatrit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bën thirrje Bashkisë Tiranë dhe Këshillit Bashkiak Tiranë të heqë dorë urgjentisht nga çdo përpjekje për të proceduar me aktin antikushtetues të marrjes në dorëzim të pronës së Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar është pronë e gjithë shqiptarëve, teatri kombëtar mbrohet nga Populli dhe Europa Nostra.

Qeveria i ka shpallur luftë qytetarëve dhe në shprehim vendosmërinë dhe vullnetin për t’i shkuar deri në fund kësaj lufte siç e kemi dëshmuar në 27 muaj rezistencë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *