Vendosni fjalën kyçe....

Budallepsja pas letërsisë së madhe


 Nga Aurel Plasari

MBAS BUDALLALLËKUT (PS) ME ODISEUN, BUDALLALLËKU (PD) ME PINOKUN

Që ta etiketosh “Pinok” një administrator mashtrues, grabitës publik, arrogant, injorant kokekëmbë, ndoshta edhe përgjegjës për vrasje, të neveritshëm sa me të nxjerrë zorrët etj. etj., duhet – e pakta me thënë – të mos e kesh lexuar kurrë në jetën tënde atë kryevepër me titull “Aventurat e Pinokut”. Ose të mos dish të lexosh për të dalluar që Pinoku, një nga më të këndshmit protagonistë të letërsisë botërore, nuk është personazh negativ.

Të gjitha analizat e kryeveprës së Collodit e përcaktojnë Pinokun pozitiv brendapërbrenda, zemërmirë, shpirtnjeriu, të patëkeq, por naiv, që hera-herës bie në ngasjen e “shoqërive të liga” – Dhelpra, Maçoku – dhe, kur i kërkojnë llogari, zihet ngushtë dhe lëshon ndonjë gënjeshtër. Për këtë arsye kalon shpesh nga një hall në një zavall, ndërsa ia del gjithnjë të shpëtojë edhe pse mbas peripecish të shumta. Prandaj është personazh i dashur dhe aspak i urryer.

Ja, kaq njerëzor është Pinoku, sa filozofi Bendetto Croce tha për të: “Druri në të cilin u pre Pinoku është humaniteti”. Ndërsa shkrimtarja Alda Merini e bashkëndjeu atë aq bukur sa shpalli: “Edhe unë, si Pinoku, jam gati ta shes abetaren time për një puthje dashurie”.

Ç’dreqin i janë qepur letërsisë së madhe? Nuk u mjafton politika e vogël?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *