Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 fundos ekonominë britanike


Produkti i brendshëm bruto i Mbretërisë së Bashkuar (PBB) ra dy përqind në tre muajt e parë të vitit, sipas të dhënave nga Zyra për Statistikat Kombëtare, duke sinjalizuar ndikimin e parë të drejtpërdrejtë të Covid-19 në ekonomi.

Pasi u përball me rënien më të thellë mujore në mars, qw qëndroi në 5.8 përqind, ekonomia britanike pati rezultatet më të këqija në tremujorë, që nga kriza financiare në 2008.

“Me ardhjen e pandemisë, pothuajse çdo aspekt i ekonomisë u godit në mars, duke zvarritur rritjen në një rënie mujore rekord,” tha Jonathan Athow, njw zyrtar i lartw i Zyrws sw Statistikave, duke komentuar shifrat e GDP të së mërkurës.

Të gjithë sektorët kryesorë kontribuuan në tkurrjen e rekordeve. Prodhimi ra me 2.1 përqind, ndërtimi me 2.6 përqind, dhe shërbimet ranë 1.9 përqind në tre muaj deri në mars 2020.

Megjithë rëniet e përhapura, disa industri arritën të shfaqnin rritje, më e madhja nga të cilat ishte programimi kompjuterik, konsulenca dhe aktivitetet përkatëse, të cilat u rritwn me 1.4 përqind.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *