Vendosni fjalën kyçe....

Debate mes Vasilit e Gjiknurit, ndërpritet mbledhja e grupit të Punës për Reformën Zgjedhore


Mbledhja e grupit të punës të Këshillit Politik për reformën zgjedhore është ndërprerë pas përplasjeve të forta mes përfaqësuesit të opozitës së bashkuar Petrit Vasili, dhe të bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri.

Mbledhja u ndërpre për një pushim të shkurtër deri sa palët janë qetësuar dhe ka rinisur përsëri.

Debati ka ardhur për shkak të deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama për reformën.  Vasili i ka dërguar një email grupit të Punës së Këshillit Politik, ku shkruan se deklaratat e Ramës minojnë frymën e konsensusit për Reformën Zgjedhore. Mbledhja asistohet nga OSBE-ja që ka siguruar ambientin dhe masat mbrojtëse për të pranishmit.

“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbështesë nga ana logjistike takimin e nesërm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve”.- njoftonte zyra e OSBE-së në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *