Vendosni fjalën kyçe....

Drogë, armë e kallëpe me tritol, 46-vjeçari në Kurbin arrestohet pas disa ditësh hetime


Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 46-vjeçar i cili po hetohej prej disa ditësh. Shtetasi me inicialet P. G dyshohet se vepronte në fushën e narkotikëve si dhe që mbante armë pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit dhe me Prokurorinë e Kurbinit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si dhe në bazë të një hetimi disaditor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shemria”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. G., 46 vjeç, banues në fshatin Shemri, Kurbin.”– thotë policia.

Gjatë arrestimit të 46-vjeçarit, policia ka sekuestruar një sasi kanabisi, municione luftarake, kallëp me tritol dhe një granatë difensive.

“Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *