Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktar datën 3 qershor për rifillimin e kampionatit.
Vendimi është marrë pas një mbledhjeje mes zyrtarëve të FSHF-së dhe presidentëve të dhjetë klubeve të Superligës.
FSHF-ja ka paraqitur sot protokollin e rreptë që ka përgatitur për rifillimin e kampionatit me masat që duhen marrë edhe nga klubet.
Vendimi përfundimtar tani i takon qeverisë shqiptare lidhur me kufizimet e vëna për shkak të pandemisë Covid-19.
Shumë kampionate në Europë mendojnë rifillimin mes majit e qershorit nën protokoll të rreptë masash ndërsa një pjesë e tyre janë mbyllur përfundimisht, siç janë ai francez, belg, holandez e skocez.