Më shumë prova për atë se si pandemia e koronavirusit po zgjeron pabarazinë në të ardhura kanë ardhur pasi Sistemi i Rezervave Federale njoftoi që 40 për qind e familjeve amerikane po merrnin më pak se 40 mijë dollarë se sa më herët, përfshirë ata që kanë humbur punën që nga muaji shkurt.
Kryesuesi i Rezervës Federale, Jerome Powell, lëshoi shifrën gjatë ditës së sotme derisa iu bëri thirrje politik-bërësve amerikanë që të bënin më shumë për ta ruajtur ShBA-në nga rënia në një humnerë ekonomike.
“Natyra dhe shpejtësia e kësaj rënieje ekonomike nuk kanë ndonjë precedent në kohët moderne, dhe janë përmbajtësisht më keq se çdo recension që nga lufta e dytë botërore,” tha Powell në një deklaratë të parapërgatitur, shkruan The Guardian.
Pandemia, e cila tashmë ka shkaktuar humbjen e të paktën 20 milionë punëve, shkaktoi “një shkallë dhimbjeje që është e vështirë për t’u përshkruar me fjalë,” tha ai.
Kongresi amerikan tashmë është pajtuar që të ndajë një ndihmë prej 2,9 trilionësh për familjet, bizneset, punëtorët shëndetësorë dhe qeveritë shtetërore e lokale. Por, megjithatë as kjo shumë parash nuk ka ndalur ritmin e humbjes së punëve për qytetarët amerikanë.
Powell nuk specifikoi se çfarë masash të reja duheshin marrë por tha se pavarësisht shumës së madhe që ishte ndarë për ndihma, ato “mund të mos ishin kapitulli final, marrë parasysh që rruga përpara është tepër e pasigurt dhe me rreziqe domethënëse për rënie (ekonomie).”
Ai tha: “Mbështetja shtesë fiskale mund të jetë e kushtueshme por me vlerë nëse ndihmon në shmangien e dëmeve afatgjata ekonomike dhe nëse na lë me një mëkëmbje më të fuqishme.”