Vendosni fjalën kyçe....

Kriza, “TUI” shkurton 8 mijë vende pune


Firma shumëkombëshe e udhëtimit ‘TUI Group’ ka njoftuar se do të zvogëlojë 10 përqind të forcës së saj të punës në të gjithë botën, në një përpjekje për të ulur kostot mes pandemisë Covid-19.

Në rezultatet e tij financiare gjysmëvjeçare të paraqitura të mërkurën, kompania tha se do të duhet të zvogëlojë kostot operacionale për të përballuar pasojat nga pandemia, ‘kriza më e madhe që ka hasur ndonjëherë industria e turizmit dhe TUI’.

“Ne po synojmë të ulim përgjithmonë bazën tonë të kostos fillestare me 30 përqind në të gjithë Grupin. Kjo do të ketë një ndikim në potencialisht 8,000 vende pune globalisht që nuk do të rekrutohen ose zvogëlohen.” – tha CEO-ja, Fritz Joussen në një njoftim për shtyp.

Kompania njoftoi shkurtimet e vendeve të punës, pavarësisht se iu dha një ndihmë nga qeveria gjermane. Ligjvënësit gjermanë miratuan një kredi prej 1.8 miliardë eurosh për kompaninë në mars për të qetësuar ndikimin e krizës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *