Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh me fjalët e Churchill-it: Populli ka të drejtë zgjedhë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve të lira


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, këtë pasdite ka zgjedhur të japë një mesazh të shkëputur nga fjalimi i ish-Kryeministrit anglez Uiston Çurçill.

Meta drejton një mesazh mbi të drejtën kushtetuese të popullit për të zgjedhur drejtuesit nëpërmjet zgjedhjeve të lira nga të cilat duhet të mbretërojnë liria e shprehjes, gjyqësori i pavarur nga ekzekutivi.

Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mëdha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës”.

Postimi i plotë:

“The Churchill Factor. Hoë one man made history”, me autor Boris Johnson, një libër që nuk duhet humbur dhe një mesazh më aktual se kurrë, shkëputur nga fjalimi i Çërçill në Fulton të Misurit në 1946, kur paralajmëroi “Perden e Hekurt”.

“Ne asnjëherë nuk duhet të pushojmë së shpalluri me tone të patrembura parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e botës anglishtfolëse dhe të cilat nëpërmjet Manja Kartës, Ligjit për të Drejtat, Habeas Korpusit, gjyqit ndërmjet një jurie dhe ligjit tradicional anglez kanë gjetur shprehjen më të famshme në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë….

Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mëdha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës.

Këto janë aktet themelore të lirisë, që duhet të ndodhen në çdo shtëpi ose kasolle.

Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin.

Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *