Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar lidhur me një postim në Twitter të Shtëpisë së Bardhë.
Bëhet fjalë për një postim të para pesë ditëve, më 8 maj, ku thuhet se më 8 maj 1945, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arritë një fitore të madhe mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore duke mos e përmendur fare iBashkimin Sovjetik.
Ambasada ruse vëren se Bashkimi Sovjetik ka dhënë një ndihmesë të madhe në fitoren ndaj nazizmit duke publikuar disa numra lidhur me suksesin Ushtrisë së Kuqe krahasuar me atë të ushtrive anglo-amerikane.
Për më tepër thekson ajo, më shumë se ¾-at e trupave naziste kanë qenë të vendosura në Frontin Lindor.