Dy persona janë arrestuar pas operacionit të mbrëmshëm të policisë dhe IKMT-së në Ksamil për ndërtimet pa leje.
Nga 7 persona që u shoqëruan në mbrëmje në komisariat, është prerë fletë arresti vetëm për 2 persona.
Të arrestuarit janë një qytetar nga Saranda dhe një punonjës i IKMT Tiranë.
Qytetari nga Saranda i quajtur Vasillaq Vito, 43-vjec, dyshohet se i ka paguar 5 mijë euro punonjësit të IKMT-së, Altin Bogdani, 35-vjeç. Kjo që të mos prishej një objekt pa leje në Ksamil, që ishte pronë e Vitos.
Pas një kontrolli, Bogdanit iu gjettën 5000 euro, 350.000 lekë, 3 celularë dhe një sasi prej 1.56 gram “cannabis sativa”.