Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se në 100 ditë qeverisje, është përballur me 100 pengesa.
Ai e bëri deklaratën në mbledhjen e qeverisë ku përmendi se përveç pandemisë Covid-19, është përballur me presidentin e frustruar dhe një opozitë që kohë pandemie u angazhua për rrëzimin e qeverisë, shkruan Lajmi.
“Në këto 100 ditë, kishim dhe 100 pengesa. Një pandemi të padëshiruar që vazhdon të rrezikojë jetën e qytetarëve. Një president të frustruar që vështirëson sfidon punët e qeverisë. Dhe një opozitë që në kohë pandemie angazhua për rrëzimin e qeverisë. Është një standard i ri, kur kryeministri dhe qeveria bëjnë punët e saj, dhe jo kundërsulmet ndaj opozitës.” – tha ndër të tjera Kurti.