Vendosni fjalën kyçe....

OFL zbarkon në Shkodër, u kërkon formularët e deklarimit Licëve dhe Cafëve


Ditën e sotme Operacioni ‘Forca e Ligjit’ është ndalur në Shkodër, ku iu ka dërguar formularët për të deklaruar pasurinë 4 subjekteve.

Personat që duhet të vetëdeklarojnë pasurinë brenda 24 orësh janë Muhamet Lici, Ibrahim Lici, Bledar Cafi si dhe Gezim Cafi.

Të katër këta persona njihen si pjesëtar të fiseve të njohura në këtë qytet.

Muhamed Lici është i burgosur dhe pret vendimin final të gjykatës pasi disa vite më parë u kap si kreu i bandës që vendoste gjoba ndaj tregtarëve në një treg të Shkodrës, ndërsa vëllai i tij Ibrahim Lici akuzohet nga policia për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një vit më parë në Shkodër.

Bledar Cafi akuzohet për disa vepra penale, si vrasje, përdorim armësh dhe eksplozivi në mënyrë të paligjshme, si dhe krime të tjera që ende nuk janë dokumentuar.

NJOFTIMI I OFL-së

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  1. L., banues në Shkodër, i cili aktualisht është i paraburgosur në burgun e Shkodrës, I. L., B. C., dhe G. C., banues në Shkodër.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *