Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes, një video të projektit të Rilindjes Urbane të zonës së Shirokës.
Ai nuk është ndalur së hedhuri akuza edhe ndaj kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, duke thënë se bashkia e ka lënë prej vitesh në harresë zonën.
“MIRËMËNGJES me qilimin spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës së mrekullueshme e të braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës dhe duke ju uruar një ditë të mbarë, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit”- shkruan Rama.