Vendosni fjalën kyçe....

Rama prezanton planet 3D të rindërtimit për një lagje në Tiranë dhe Durrës


Kreu i qeverisë prezantoi planet 3D të projekteve të rindërtimit për dy lagje, një në Tiranë dhe një në Durrës.

Planet u prezantuan nga dy arkitektët gjatë një konferencë online me Këshillin Kombëtar të Territorit.

Lagjja në Durrës do jetë zonën e Spitallës, ku do akomodohen të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa në Tiranë do ndërtohet përgjatë lumit të Tiranës.

Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, dy arkitektët e famshëm italianë, prezantojnë në këshillin kombëtar të territorit, dy plane të rindërtimit në Tiranë dhe Durrës, dy lagje të reja, njëra pranë lumit të Tiranës e tjetra në zonën e Spitallës, që mishërojnë ambicien tonë për Shqipërinë që duam. Po hapet një kapitull të ri, për qytetet e së ardhmes“- shkruan Rama.

Në prezantimin e tyre 3D duket se theksi është vënë te gjelbërimi dhe ideja ishte e një lagje ekesperimetale nga pikëpmja teknologjike.

Është një projekt që ka përfshirë kompetenca kombëtare, një projekt që ka rimarrë disa ide që kishim zhvilluar për masterplanit të Tiranës, idenë e një pylli orbital. Projekti parashikon që të ndërthuret në një nga zonat që përfytyrohej që do të krijohej një Tiranë policentrike, afër Kamzës. Koncepti i këtij projekti niset nga ideja që duhet të ndërtohet një lagje eksperimentale, nga pikëpamja e teknologjike dhe sfidave të reja që na ka vënë përpara pandemia.

Që të realizojmë një qytet ku gjelbërimi të jetë ideja themelore, i vetëmjaftushëm, një qytet ku mund të futen të gjithë, një lagje që të përshkohet në 15 minuta në këmbë, pa pasur nevojë për t’u përdorur makina. Një lagje e lagje, në funksion të të rinjve, një lagje e mbrojtur dhe e sigurt. Një sistem hapësirash të gjelbra të mëdha dhe një pistë për biçikleta dhe këmbësor me një densitet të ulët. Tre qendra publike. Banorë të kësaj zone, që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti dhe banorë të rinj. Mund të jenë selitë edhe të disa ministrive. 2/3 sipërfaqe të gjelbra, përdorimi i çative të gjelbra“-prezantoi Boeri.

Ndërkohë rindërtimi është në fazat paraprake dhe rastet e ndërtimit të shtpëive të reja janë sporadike ndërkohë që u bënë rreth 7 muaj nga tërmeti shkatërrimtar që preku kryesisht qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *