Vendosni fjalën kyçe....

Rastet e reja me koronavirus, Kina rikthen dy qytete në karantinë


Dy qytete në verilindje të Kinës kanë vendosur kufizime të udhëtimit dhe kanë kaluar në karantinë të përkohshme në mes rasteve të reja me Covid-19 në vend, që ka rritur frikën për një valë të dytë infeksioni në vend.

Ëuhan, epiqendra e pandemisë koronavirus, raportoi të paktën pesë raste të reja të infeksionit të hënën, duke shtuar më tej shqetësimet se Kina mund të mos e ketë mposhtur plotësisht koronavirusin.

Që atëherë, qyteti verior kinez i Jilinit vendosi kufizime të reja udhëtimi pas konfirmimit të gjashtë pacientëve të rinj të infektuar të martën, pesë prej të cilëve u gjurmuan drejtpërdrejt në një rast në qytetin fqinj Shulan.

Ndërkohë Shulan, një qytet me 700,000 banorë, e ndryshoi nivelin e tij të rrezikut nga mesatar në i lartë gjatë fundjavës, pas konfirmimit të 14 rasteve të reja të infeksionit të koronavirusit, më pak se shtatë ditë pasi Pekini deklaroi që çdo rajon në Kinë ishte me rrezik të ulët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *