Vendosni fjalën kyçe....

Sezoni i plazhit, bashkia e Pogradecit lehtëson masat ndaj bizneseve


Pandemia ka goditur bizneset në mbarë vendin dhe për t’u ardhur në ndihmë atyre në Pogradec, Këshilli Bashkiak i qytetit ka vendosur të marrë disa masa lehtësuese për ato biznese që kanë qenë të mbyllura me vendim qeverie.

Në këtë grup bëjnë pjesë biznese që do të veprojnë gjatë muajve të sezonit veror.

Vendet e plazhit nuk do e paguajnë më tarifën sipas sipërfaqes që kanë, siç ka qenë më herët por në bazë të tavolinave dhe ndenjëseve të plashit.

Pagesa nuk do jetë më për 60 ditë por për 45 ditë. Të gjitha bizneset që kanë qenë të mbyllura me vendim qeverie nuk do paguajnë asnjë taksë për muajt prill e maj.

Ditët e fundit përfaqësues të shoqatave të biznesit e turizmit janë ankuar për mungesën e ndihmës nga qeveria duke theksuar se janë në prag falimentimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *