Mundësi i Sumos, Shobushi, është bërë praktikuesi i parë i artit marcial japonez që vdiq nga ndërlikimet lidhur me koronavirusis.
28-vjeçari u prek nga virusi muajin e kaluar ndërsa humbi jetën ditën e sotme pas ndërlikimeve të shkaktuara nga virusi.
Shoqata Japoneze Sumo (JSA) njoftoi të mërkurën se Shobushi, emri i vërtetë i të cilit është Kiyotaka Suetake, ishte shtruar në një spital të Tokios me infeksionin Covid-19 më 10 prill, raporton ‘Japan Times’.
Një test fillestar për koronavirus doli negativ, pavarësisht se mundësi raportohet se kolliti gjak, por më pas një testim tjetër doli pozitiv.
Pas një përkeqësimi të gjendjes së tij, Shobushi u transferua në një njësi të kujdesit intensiv, por më vonë vdiq.