Vendosni fjalën kyçe....

Udhëheqësi çeçen Kadyrov bllokohet nga Instagrami, humbet llogarinë me 1.4 milionë ndjekës


Për shumë njerëz në shekullin 21, humbja e aksesit në mediat sociale do të ishte një goditje shkatërruese.

Sidoqoftë, për udhëheqësin çeçen, Ramzan Kadyrov, është vetëm një ditë si të tjerat. Për herë të tretë në tre vjet, Kadyrov është bllokuar nga Instagram.

Sipas pronarëve të Instagramit, Facebook-ut, ndalimi kishte të bënte me sanksionet e SHBA-ve kundër udhëheqësit çeçen.

Që nga viti 2017, Kadyrov është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara nën kushtet e ‘Aktit Magnitsky’.

Nënshkruar nga presidenti Barack Obama në vitin 2012 dhe i zgjerua më vonë në vitin 2016, ‘Akti Magnitsky’ i mundëson qeverisë amerikane të sanksionojë zyrtarët e qeverive të huaja të përfshira në dyshime për abuzime të të drejtave të njeriut.

I njëjti fat ndodhi edhe me llogarinë e kreut të parlamentit çeçen, Magomed Daudov si dhe zv.kryeministrit rajonal, Abuzayed Vismuradov dhe zv.ministrit të Dumës së Shtetit, Adam Delimkhanov.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *