Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi, kanë mbërritur në takimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Ky Këshill u ngrit vetëm 2 ditë më parë me dakordësinë e të gjitha palëve politike si parlamentare dhe jashtë parlamentare.
Dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari pritet që të drejtojnë mbledhjen e sotme.
Kësaj tryeze pritet t’i bashkohen edhe përfaqësues të partive të vogla politike.