Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i Putinit shtrohet në spital me koronavirus


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar se ai është infektuar nga koronavirusi dhe tani është shtruar në spital.

Peskov siç shkruan RT, ka punuar me presidentin Vladimir Putin për njëzet vjet.

“Kjo është e vërtetë, unë jam i sëmurë. Unë jam duke u trajtuar”– tha ai kur u pyet për diagnozën e tij nga reporterët. Peskov i tha agjencisë së lajmeve TASS se nuk ka pasur kontakte personale me Putinin për më shumë se një muaj.

Sekretari për Shtypin është parë për herë të fundit në publik 12 ditë më parë. Edhe bashkëshortja e Peskovit, Tatyana Navka, gjithashtu është shtruar në spital.

Dmitry Peskov

Koronavirusi duket se është përhapur në mënyrë të shpejtë në korridoret e administratës së Putinit. Kryeministri Mikhail Mishustin rezultoi pozitiv në 30 Prill, dhe që nga atëherë nuk ka qenë në zyrë.

Putin thotë se ai ende bisedon me Mishustin çdo ditë, dhe të premten e kaluar patën një takim me video. Por pjesa më e madhe e detyrave të tij janë marrë përsipër nga zv.kryeministri i Parë, Andrey Belousov.

Ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev dhe ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova, gjithashtu janë diagnostikuar me Covid-19. Të dy aktualisht po trajtohen në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *