Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Tiranë Klajdi Gjeçi, miku i Shullazit që ishte në kërkim


Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 33-vjeçar me precedent të theksuar kriminal. Bëhet fjalë për Klajdi Gjeçin, i cili njihet si mik i Emiljano Shullazit.

“Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një shtetas i shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe të armëmbajtjes pa leje.

33-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi që ishte në kërkim, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat i mirorganizmit të punës u bë e mundur që në rrugën “Sami Frashëri” të lokalizohej dhe të kapej shtetasi K. Gj., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”– thotë policia.

Gjeci është arrestuar edhe më parë nga policia. Në janar të vitit 2018, u arrestua për vendosjen e tritolin në makinën e një biznesmeni intertesh.

Ndërsa në maj të vitit 2015 është vënë në pranga për plagosjen e 18-vjeçarit, Mateo Zoga. Në vitin 2012 Gjeçi është proceduar për armëmbajtje pa leje, e këtë radhë akuzat janë për drogë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *