Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar aktivistëve dhe artistëve që janë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
“Bashkia e Tiranës ka një kryebashkiak të paligjshëm. Këshilli është ineksizstent, i paligjshëm. Për sa kohë të jetë ky njeri në krye të punës, batërdia do të vazhdojë. Zgjedhjet do të vazhdojnë. Kjo dhunë, kjo vjedhje, grabitje, zhvatje e pronave të shqiptarëve, ka një dhe vetëm një emër: Edi Rama. Kryebashkiaku është oturaku i Edi Ramës. PD-ja ka qenë pranë artistëve në çdo sekondë. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve që të mbrojnë këta njerëz. Po mbrojnë shumë më shumë se sa një godinë. Po mbrojnë vijën e fundit, pas së cilës vjen diktatura” -tha Basha.
Ditën e sotme Këshilli Bashkiak morri vendimin për prishjen e tij pas kalimit në pronësi të Bashkisë së Tiranës.