Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, mbledhja në orën 16:00


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, do presë në një takim aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Takimi vjen pas vendimit të bashkisë për prishjen e godinës së tanishme të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin aty të Teatrit të ri Kombëtar.

Të premten, Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë prishjen e Teatrit Kombëtar. Një ditë më parë, policia bashiake shkoi te godina duke vendosur një njoftim që theksonte se godina ishte pronë e saj.

Ajo hasi në kundërshtimin e aktivistëve dhe qytetarëve që u mblodhën para saj. Takimi mes kryedemokratit Basha e aktivistëve të APMT do zhvillohet sot në orën 16:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *